I dashuruar pa kushte

 

Sa ma shumë që thellohemi në konceptin e dashurisë, aq më shumë shohim bukurinë e saj.
Dashuria e vërtetë është të duash të tjerët pa kufizime dhe pa kushte, një shembull i tillë mund të jetë nëse burri e do gruan e tij ashtu siç është, jo siç dëshiron ai që gruaja e tij të jetë.
Dashuria është të japësh dashuri pa kompensim, për shembull, dashuria e Zotit të Plotfuqishëm për krijesat e Tij është absolute. Ai na dha jetën, arsyen dhe gjitha të mirat, në këmbim të çfarë? të asgjëje.
Dashuri e vërtetë është të duash, pa u ndikuar nga sjellja spontane në dashurinë tënde, ju nuk e urreni gruan ose burrin tuaj vetëm sepse ai ose ajo u zemërua ose harroj diçka, ose injoroi diçka të caktuar, ju mund të urreni vetëm sjelljen përkatëse, por ju nuk mund të urreni atë. Ekziston një rregull i mirë: ndryshimi midis veprimit dhe subjektit.
Subjekti është gruaja ose burri ;
Ai ose ajo është shpirti dhe dashuria ime.
Veprimi ose akti;
Sjellja e gabuar, dhe të gjithë njerëzit bëjnë gabime, ky rregull i bukur është një nga metodat e lumturisë, ndryshimit efektiv dhe komunikimit të mirë në jetën bashkëshortore. Nëse doni dikë për veten tuaj, mos e ndryshoni dashurinë tuaj për shkak të një sjelljeje të tij ose saj.

Një rregull i famshëm Kuranor thotë: Të mirët me të mirat dhe të këqijtë me të këqijat: Ky rregull kuranor mbështet thënien e përgjithshme: miku mikut i ngjanë 40 vjet. Muhamedi a.s. thotë: Shpirtrat janë ushtarë të rekrutuar, ata që harmonizohen mund të jetojnë bashkë, kurse ata që nuk njihen largohen nga njëri tjetri.
Familja ime më meritojnë mua dhe unë i meritoj ata, ju meritoni gruan tuaj, dhe ajo ju meriton juve, ju jeni në të njëjtin nivel shpirtëror dhe kjo është arsyeja pse ju keni gravitet mes njëri-tjetrit sipas rregullit kuranor dhe profetik.
Po në ndonjë rast problemi mes veti çfarë të bëjmë?
E para; duhet t’i përshtatemi situatës aktuale dhe t’i përmirësojmë mënyrat e bashkëveprimit me njëri-tjetrin.
E dyta; pjekuria e përbashkët për të arritur një shkallë më të lartë të mirëkuptimit dhe lumturisë.
Shoqëria ka shumë nevojë për këtë vlerë, dhe nëse hiqet prej saj, siç po ndodh (me lloj-lloj thirrjesh për të urrejtur të tjerët dhe jetën e kësaj bote), do të kemi problem ekzistencial, sepse dashuria garanton ekzistencën dhe qëndrushmërinë, siç thotë Rumi: Po të mos ishte dashuria, tërë gjithësia do të ngrinte.
Dashuria është emocioni dhe ndjenja më e fortë në qenien njerëzore, që ka fuqi të shëroj njeriun duke kthyer funksionin e gjithë trupit dhe qelizës në harmoni të plotë. Kjo ndjenjë gjithashtu ka forcë të lëvizë individin, familjen dhe gjithë kombin drejt aspiratave të larta.

Halil Avdulli