Një i burgosur ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Viktima po trajtohej që një periudhë si pasojë e sëmundjes së mushkërive.
I ndjeri A.M., ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë në nëntor të vitit 2024.
Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve thotë se në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive.
“Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë.
Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive.
Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, është bërë e ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes