I arrestuari palestinez mbahet në burg nga Izraeli për 39 vjet

I arrestuari palestinez Karim Younis është burgosur nga Izraeli për 39 vjet, bëri të ditur Shoqata Palestineze e të Burgosurve, raporton Anadolu Agency (AA).

Younis, 63-vjeçar, nga qyteti Ar’ara brenda Izraelit, po vuan një dënim me 40 vjet burg i shqiptuar kundër tij nga një gjykatë izraelite, tha OJQ-ja.

Younis është një nga 26 të burgosurit palestinezë të arrestuar nga Izraeli në vitet 1990 para nënshkrimit të Marrëveshjeve të Oslos midis Izraelit dhe Organizatës Çlirimtare të Palestinës në vitin 1993.