Ballina Arritje Teknologji I akuzuar për krime, mbreti kripto dhe CEO i Binance Changpeng Zhao...

I akuzuar për krime, mbreti kripto dhe CEO i Binance Changpeng Zhao jep dorëheqjen

Pasi lançoi Binance në Shangai në 2017-ën, Zhao kishte ëndrra të mëdha. “Duam të kontrollojmë gjithë tregun!” i thoshte stafit të kompanisë gjatë një bisede në grup.

Njeriu më i fuqishëm në kripto ka humbur kurorën e tij dhe rrezikon të humbasë edhe lirën gjithashtu.

Shefi i Binance Changpeng Zhao ditën e Marte tha dorëheqjen dhe pranoi fajësinë për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave si pjesë e një marrëveshjeje 4.3 miliardë dollarë për ti dhënë fund një hetimi të gjatë disavjeçar në bursën më të madhe kriptomonedhave.

Marrëveshja me Departamentin Amerikan të Drejtësisë, si pjesë e një marrëveshjeje mes Binance dhe Agjencive Amerikae, i jep zgjidhje akuzave kriminale për operimin e një biznesi të palicencuar të transferimit të parave, konspiracion dhe shkelje sanksionesh.

Gjithashtu lë të ardhmen e Zhao të paqartë. “Sot, jap dorëheqjen si CEO i Binance,” shkruante Zhao në rrjetin social X. “Nuk ishte e lehtë emocionalisht. Por e di se është gjëja e duhur. Kam bërë gabime dhe marrë përsipër përgjegjësinë që më takon.”

Zhao, i njohur si CZ, personalisht do të paguajë 50 milionë dollarë dhe i është ndaluar çdo përfshirje në Binance. Ligjet Amerikane parashikon dënim me burg mes 10 deri në 18 muaj për akuzat me të cilat përballet. Prokurorët kanë kërkuar një dënim 18 mujore sipas New York Times.

Pasi lançoi Binance në Shangai në 2017-ën, Zhao kishte ëndrra të mëdha. “Duam të kontrollojmë gjithë tregun!” i thoshte stafit të kompanisë gjatë një bisede në grup.

CEO 46-vjeçar qëndroi i palëkundur në ambiciet e tij me bursën e kriptomonedhave. Madje këtë vit Zhao besonte se ka arritur një objektiv madhor.

Zhao u lind në Kinë përpara se të zhvendosej në Kanada në moshën 12-vjeçare, dy muaj pasi protesta demokratike në Sheshin Tiananmen u shtyp me dhunë.

Ai ka punuar në Tokio dhe Nju Jork përpara se të zhvendosej në Shangai ku përqafoi kriptot dhe themeloi Binance. Ekspansioni ishte dramatik dhe Binance u bë bursa më e madhe në botë brenda 6 muajsh.

Që nga ditët e para të Binance gjer më sot, Zhao ka mbajtur një kontroll të fortë mbi bursën si një lider i fuqishëm i përqendruar tek dominimi i tregut. Në postet drejtuese të saj instaloi njerëz të afërt, shumica e të cilët kishin punuar apo studiuar në Kinë.

Kompania e cila e quan veten ekosistem për shkak të kontrollit të mbi 70 entiteteve. Nuk është e qartë nëse Zhao do të heqë dorë nga kontrolli i firmave pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Exit mobile version