Ballina Arritje Teknologji Hyundai vjen me model të ri

Hyundai vjen me model të ri

Prodhuesi korean ka prezantuar në Seul prototipin e gjeneratës së re të automobilave SUV Next Generation FCEV, i cili ka dizajn që dallon nga modelet tjera konvenciale të Hyundai.

Vetura ka maskë të madhe të përparme dhe drita lineare LED.

Brendësia ka formë elegante me dy ekrane të mëdha – njëri i cili zëvendëson tabelën klasike instrumentale dhe tjetri që shërben për navigacion dhe sistemin multi-medial.

Prodhuesi korean ka njoftuar se modeli serik i cili do të pasojë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha stilistike nga prototipi i shfaqur në fotografi.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por thuhet se vetura do të ketë motor me fuqi 163 kuaj fuqi./Mesazhi/

Exit mobile version