Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.
Lajmin për vizitën e tij në Kosovë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Gjykata Speciale.
Në përgjigjen nga Gjykata Speciale thuhet se Gucati është lejuar të vij në Kosovë për të vizituar familjen e ngushtë.
“Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Z. Gucati mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Gucati mësohet se ka ardhur për të vizituar nënën e tij e cila është e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).