Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai është deklaruar sot në seancën që po mbahet ndaj tij në Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.“Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash, e ndjej veten të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Gucati.
Gucati e bëri këtë veprim në konsultim me avokatin e tij Jonathan Ellison Rees.