Ballina Lajmet Kosovë Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal, në shkresën e drejtuar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën C, për arsye të mos votimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në kërkesën e kryetarit nw Facebook.

Ndryshe, Hyseni ka përmendur si arsye të kësaj kërkese pamundësinë për të raportuar si kryetar në këtë kuvend, mos bartjen e buxhetit të mbetur nga viti i kaluar në vitin aktual dhe mos futjen në rend dite të votimit të buxhetit komunal.

Exit mobile version