Hysaj refuzon Juventusin

Elseid Hysaj ka vendosur të mbetet në Napoli.

Elseid Hysaj ka refuzuar interesimin nga Juventus për të mbetur në Napoli, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mario Giuffredi.

“Do t’ju tregoj për Hysajn: Juve më thirri dhe më pyeti për të. I dëgjova dhe pastaj telefonova Hysaj”, tha Giuffredi për Il Mattino.

“Ai as që më lejoi të hapja biseda me Juventusin sepse ai më tha se nuk po mendonte të largohej nga Napoli dhe donte të qëndronte në Napoli. Ai dëshiron të fitojë Serie A”, ka theksuar ai.