Agjenti i Elseid Hysajt ka lënë të kuptohet se Juventusi ka bërë ofertë për futbollistin shqiptar, mirëpo Napoli dëshiron t’i mbajë lojtarët e mirë.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë prej largimit të Dani Alves, ndërsa 23-vjeçari është përmendur si një prej opsioneve.
Mirëpo, duket se lojtari që e përfaqëson Shqipërinë do të vazhdojë të qëndrojë në San Paolo.
“Juve ka mundur të bëjë ofertë, ndërsa Napoli as që e ka menduar, njësoj si lojtari. Kjo gjë ka përfunduar menjëherë”.
“Është e kuptueshme që Napoli dëshiron t’i mbajë lojtarët e vet më të mirë në luftën për Scudetto”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Radio Crc.
Hysaj luan te Napoli nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.