Hysaj i vendosur të largohet nga Lazio

Përkundër që u rikthye në ekip, mbrojtësi Elseid Hysaj nuk u aktivizua në humbjen e Lazios 2:0 nga Roma, të dielën mbrëma.

Mosaktivizimi i tij edhe në këtë ndeshje ka qenë sinjal i qartë se Hysaj pritet të largohet nga Lazio gjatë këtij muaji.

Mësohet se skuadra e Lecces ka rifilluar negociatat me Lazion për huazimin e Hysajt deri në fund të sezonit, duke pasur parasysh se 30-vjeçari po kërkohet edhe nga Empoli.

Hysaj është i vendosur të largohet nga Lazio pasi nuk po dëshiron të qëndroj në stol, por të ketë minutazhë për të qenë i gatshëm ta ndihmoj Shqipërinë në kualifikimet për Botërorin 2026.

Hysaj deri më tani, ka regjistruar vetëm 3 paraqitje për Lazion, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Para Lazios, Hysaj karrierë në Serie A të Italisë, ka bërë edhe te Napoli e Empoli.