Nëse stërvitja e diferencuar e Ansi Agollit dhe Elseid Hysajt gjatë paradites së të martës krijoi një ndjenjë të vogël frikë, alarmi ra në përgatitjet e pasdites. Kapiteni i Kombëtares dhe mbrojtësi i Napolit u vendosën nën urdhrat e trajnerit Christian Panucci, duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit.
Problemet fizike për dy mbrojtësit titullarë të krahëve mund të cilësohen të kaluara dhe ata do të jenë gati, për të qenë dy prej shtyllave të ekipit në sfidën e 6 tetorit në Alikante përballë Spanjës.
Në stërvitje mungoi portieri titullar Etrit Berisha, i frenuar nga një virozë gripore e stinës. Sipas stafit mjekësor kuqezi, gardiani do të jetë normalisht në portë, për të realizuar të tjera pritje me peshë, si penalltia e neutralizuar përballë Paulo Dybalas që i dhuroi Atalantas një pikë përballë Juventusit gjatë fundjavës së kaluar – shkruan SuperSport.
Në seancën e pasdites nuk ishte i pranishëm as Enea Koliçi, por kjo thjesht për një çështje burokratike. Aq surprizë ishte grumbullimi në Kombëtare, ku zëvendësoi të dëmtuarin Thomas Strakosha, sa portieri duhet të udhëtonte në vendlindjen e tij në Pogradec për të nxjerrë pasaportën e re, pasi dokumentit të mëparshëm i kishte kaluar afati i përdorimit.
Berisha ka një virozë, por të jetë i gatshëm për Spanjën
Mungesat e dy portierëve e detyruan trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi që të paktën për një pasdite tii dhuronte Angelo Tafas së AEK-ut, që nga përfaqësuesja e 19-vjeçarve të përgatitjet me Kombëtaren A përkrah Alban Hoxhës.
Kuqeziu i vetëm që zhvilloi stërvitje të diferencuar ishte prurja më e re në skuadër, Emenuele Ndoj, me mesfushorin që ka pësuar një lëndim të vogël në ndeshjen e fundit me Brescian në Serinë B ndaj Perugias.
Agolli i ka tejkaluar problemet fizike
Panucci preferoi që sytë kuriozë të gazetarëve dhe mediave ti mbante në distancë nga skuadra. Një mënyrë për të punuar më i qetë dhe për të përgatitur një surprizë të mundshme përballë Spanjës.