Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë.
Nga tani kosovarët mund të bëjnë konvertimin e patentë shoferit të Kosovës për të marrë dokumentin italian pa pasur nevojë të nënshtrohen testimeve të reja teorike dhe praktike.
Përmes kësaj marrëveshje, gjithashtu lehtësohet procedura dhe barra ekonomike për ata që kërkojnë të konvertojnë patentë shoferët.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin.
Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.