Huthit: Sulmuam me sukses një objektiv jetik në Jaffa, afër Tel Avivit

Huthit njoftuan se kanë kryer sulm ndaj një “objektivi jetik” në Jaffa, afër Tel Aviv, kryeqyteti i Izraelit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Huthive, Yahya al-Saree, në videon që ai publikoi tha se u godit një “shënjestër jetike” në qytetin e Jaffa-s me mjete ajrore pa pilot (UAV).

“Sulmi ia arriti qëllimit përpara se të parandalohej nga Izraeli. Operacionet do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban”, tha Saree.

Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë temë.