Sulmet e SHBA-së ndaj Jemenit nën urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump u protestuan në kryeqytetin e Jemenit, Sana, si dhe në shumë qytete të tjera nga Huthit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit të Huthive, Al-Masirah, protestuesit e mbledhur në sheshin Al-Sabaeen në kryeqytetin Sana, reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së.
Jemenasit kanë kritikuar ashpër sulmet e urdhëruara nga presidenti amerikan Trump dhe politikat e zbatuara nga Washingtoni.
Duke reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës, jemenasit brohoritën me slogane të tilla si “Qëndrimi ynë ndaj Gazës është i vendosur” dhe “Ne do t’i rezistojmë përshkallëzimit të tensionit nga SHBA-ja duke përshkallëzuar tensionin”.
Përveç kryeqytetit Sana, protesta të ngjashme u organizuan edhe në qytetet tjera të vendit ku u protestua kundër sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj Jemenit dhe gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza.
Lajmi bëri të ditur se protestat në fjalë u organizuan pas thirrjes së liderit të Huthive, Abdul-Malik al-Houthi.
– Sulmet ajrore të SHBA-së ndaj Jemenit
Huthit paralajmëruan Izraelin më 7 mars që të lejojë ndihmën humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës brenda katër ditëve ose të përballet me operacione të reja detare kundër anijeve që udhëtojnë nga ose drejt Izraelit.
Presidenti amerikan Trump njoftoi më 15 mars, në një deklaratë në llogarinë e tij në platformën “Truth Social”, se ai kishte urdhëruar ushtrinë të fillonte “sulm masiv” kundër Huthive në Jemen.
Të paktën 53 persona u vranë dhe 98 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore SHBA-Britani e Madhe në Jemen.