Ballina Artikuj Hutbeja e xhumasë kushtuar Gazës nga Prof. Dr. Mehmet Gormez

Hutbeja e xhumasë kushtuar Gazës nga Prof. Dr. Mehmet Gormez

Të dashur vëllezër dhe motra,
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
Ju uroj të gjithëve një të premte të bekuar.

Ndërkohë, më lejoni të përmend një varg në gjuhën fisnike të Kuranit, i cili ka një domethënie të thellë: “وما لكم (Ma lekum), përkthyer si “Ç’keni ju ?” ose “Çfarë halli keni ju?” Kjo pyetje retorike përdoret shpesh për të vënë në dyshim veprimet ose sjelljen e një grupi të caktuar. Si e tillë, shërben si paralajmërim dhe këshillë në shumë ajete të tjera, duke nxitur reflektimin mbi sjelljen e dikujt. Një ajet i tillë gjendet edhe në suren en-Nisa, pra ajeti 75: “وَمَا لَكُمْ لَا تُقَاتِلُونَ ف۪ي سَب۪يلِ اللّٰهِ (ue mā lekum la tukātilūne fī sebīlilleh)” — “Ç’keni ju që nuk luftoni në rrugën e Zotit…?” Pra, pse nuk po përpiqeni të mbroni ata që janë të shtypur?

Po kështu, Kurani pyet pse besimtarët dështojnë së mbështuri të dobëtit dhe të shtypurit: “وَالْمُسْتَضْعَف۪ينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَؓاءِ وَالْوِلْدَانِ (ue el-mustaḍʿafīn minel-rixhal ue en-nisā’i uel-uildān)” — “..Për (t’i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët..”

Për më tepër, shtrohet pyetja pse besimtarët nuk u japin ndihmë atyre që kërkojnë strehim nga shtypja: ““الَّذ۪ينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا اَخْرِجْنَا مِنْ هٰذِهِ الْقَرْيَةِ الظَّالِمِ اَهْلُهَاۚ” (elledhīna jekūlūne Rrabbenā akhrixhnā min hādhihi-l-karjati dhālimi ehluhā)” — “.. të cilët luten: “Zoti ynë! Nxirrna nga ky vend, banorët e të cilit janë mizorë.” Pse nuk po ndihmoni vëllezërit dhe motrat tuaja të cilët luten: “A nuk ka njeri që të na çlirojë nga kjo tirani?”

وَاجْعَلْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ وَلِيًّا، وَاجْعَلْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ نَصِيرًا (eaxheʿal lena min ladunke ualijjā, uexheʿal lena min ladunke nasīrān) “Jepna nga ana Jote një shpëtimtar dhe ndihmë!”, e pse nuk u vjen në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tua që luten dhe përgjërohen për një shpëtimtar dhe një ndihmës?

Të dashur vëllezër dhe motra,

Duke pasur parasysh dhimbjen e thellë me të cilën përballemi të gjithë ne si botë islame këto tre muajt e fundit, çdo besimtar që reciton këtë varg duket se ka një ndjesi të fortë sikur të ishte shpallur sot. Vargu duket se flet drejtpërdrejt për kohën tonë bashkëkohore:

O njerëz, pse jeni dëshmitarë të masakrës më brutale në historinë njerëzore që shpaloset tashmë për gati 134 ditë? Pse nuk arrini të ngritni protesta të përshtatshme kundër vrasjeve të tmerrshme të individëve të grupmoshave të ndryshme dhe me lloj lloj
gjendjesh? O muslimanë, pse qëndroni duar kryq dhe dëshmitarë të një popullsie rrethuar në një qytet të ngushtë bregdetar e cila përballet me një gjenocid mase? Pse e bëni një vesh shurdh ndaj vdekjes së përditshme të besimit në ndërgjegjen kolektive të humanizmit?

O njerëz, fëmijët dhe foshnjat vdesin, vendet e adhurimit bombardohen gjatë lutjeve dhe ritualeve. Pafajësia e fëmijëve synohet qëllimisht: e ku është reagimi juaj pra? Shërimi pengohet në spitale ndërsa strehimoret janë kthyer në gërmadha. Pse zgjidhni t’i shpërfillni të gjitha këto?

Të dashur vëllezër dhe motra,

Mizoria dhe sulmet që vazhdojnë në Gaza për 134 ditë befasuese kanë kaluar në një fazë të re. Ditët më të vështira të masakrës po na vijnë, duke arritur kulmin e gjenocidit. Ata që dikur kërkuan strehim nga ushtritë e faraonit në Egjipt ishin muslimanë. Sot, ato plane orkestruese për të internuar muslimanët në të njëjtin destinacion, për në shkretëtirën e Sinait, me synimin për të shuar vatrat e të shtypurve dhe të syrgjynosurve të Gazës, janë shtypësit që janë shndërruar në forcat pushtuese të Faraonit. Fatkeqësisht, të shtypurit dhe të syrgjynosurit e Gazës po i nënshtrohen edhe një herë dëbimit, duke i dënuar me uri, etje, privim nga ilaçet, energjia elektrike dhe ushqimi.

Aktualisht, fëmijët e shtypur, gratë e pikëlluara dhe viktimat e moshuara të bllokuar në pikën kufitare të njohur si “Rafah” po përballen me një tjetër masakër masive. Fatkeqësisht, komuniteti musliman, në një përpjekje për të ruajtur prosperitetin e vet, nuk sheh zgjidhje tjetër veçse të mbetet i plogësht ndaj gjenocidit që po shpaloset kundër vëllezërve të tyre në Rafah, streha e tyre e fundit.

Vëllezër e motra të dashur,

Në këtë ditë, edhe një herë, ndihem i detyruar të bëj dy thirrje nga minberi i Hagia Sofias, tempulli më i vjetër në historinë njerëzore dhe trashëgimia më domethënëse që i është dhuruar ummetit nga Fatih Sulltan Mehmedi. E para i drejtohet të gjithë individëve që mbartin nderin e humanizmit për njerëzimin mbarë, ndërsa e dyta i drejtohet çdo muslimani dhe mbarë komunitetit musliman, të cilit i është besuar mbartja e dinjitetit islam.

Apeli fillestar i drejtohet të gjithë njerëzimit.
Njerëz të dashur!
O qeniet më të nderuara të njohura si njerëz në këtë univers të gjerë!
O banorë të botës!

Ju lutemi, kini parasysh se dhuna, shtypja dhe mizoria që po ndodh në Gaza nuk po
prek vetëm popullsinë e Gazës. E gjitha kjo përfaqëson një krim të kryer kundër gjithë njerëzimit, një akt të vazhdueshëm gjenocidi. Mizoritë e shkaktuara mbi fëmijët palestinezë nesër pasnesër mund të ndodhin mbi fëmijët tuaj gjithashtu. Vuajtjet e shkaktuara ndaj grave palestineze janë një pasqyrim i asaj që mund të ndodhë në një të ardhme me gratë tuaja. Kjo mizori përfaqëson një luftë kundër rendit natyror, një sulm ndaj vetë ekzistencës. Është një betejë kundër themeleve të njerëzimit, një shkatërrimi i Tokës sonë të përbashkët. Kjo shfarosje e neveritshme kundërshton të gjitha parimet që përcaktojnë dinjitetin njerëzor. Është një fyerje ndaj vlerave të rrënjosura nga Allahu brenda strukturës së natyrës njerëzore.

Njerëzim i dashur,

Të humbasësh njerëzimin përfshin jo vetëm një humbje individuale, por edhe një fatkeqësi botërore. Ajo sjell një katastrofë të pariparueshme. Ndërsa vdekja e mijëra individëve të pafajshëm llogaritet vetëm si shifra statistikore, njëkohësisht, themelet bazë të njerëzimit, që mishërojnë tërësinë e humanizmit, përballen me rrezikun e asgjësimit. Nëse neglizhojmë të zgjojmë ndërgjegjen tonë për të ndalur këtë masakër, ne përfundimisht do të heqim dorë nga njërzillëku ynë me vullnetin tonë të plotë.

O njerëz!

Mizoritë aktuale që po ndodhin në Gaza nuk janë të drejtuara ndaj një grupi të caktuar fetar, pra nuk synojnë vetëm një segment të caktuar të pasuesve të Muhamedit (paqja qoftë mbi të). Ky konflikt synon parimet e shenjta universale të fesë, etikës dhe njerëzimit të mbrojtura nga të gjithë profetët, si Profeti Ibrahim, Profeti Ismail, Profeti Is’hak, Profeti Jakub, Profeti Jusuf, Profeti Davud, Profeti Sulejman, Profeti Musa, Profeti Isa. , dhe në fakt, të gjithë profetët përgjatë historisë.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Viktimat e menjëhershme të kësaj keqbërjeje përfshijnë padyshim fëmijë të pafajshëm, nëna të pikëlluara, pacientë në pritje të shërimit dhe një popullsi krenare e mbetur për të duruar urinë dhe privimin në një burg në natyrë të hapur, liritë, atdheu dhe shenjtëria e të cilit janë sulmuar prej vitesh. Megjithatë, pësuesit e kësaj padrejtësie përfshijnë të gjitha kombet në mbarë botën dhe këdo që mbështet dinjitetin njerëzor nga çdo sistem besimi. I gjithë globi mbart një detyrim moral në dritën e këtyre dukurive. Të qenit musliman nuk është një parakusht për të denoncuar situatën në Gaza, mjafton të jesh njeri. Sot, çdo individ i ndërgjegjshëm që lufton për dinjitet, çdo person që vlerëson nderin, duhet të dëgjojë thirrjen e popullit të Gazës dhe të ndihet i detyruar të ofrojë ndihmë ndaj tyre.

Thirrja e dytë i drejtohet ummetit musliman;
O komunitet musliman!

Ju ku jeni? Ku mbeti krenaria e Islamit? O umeti më fisnik i lindur për njerëzimin, يا خير امه اخرجت للناس (yā khajran ummeh ukhrixheti lin-nas)! A nuk është koha për të vërtetuar se jemi komuniteti më i mirë i krijuar ndonjëherë për njerëzimin? Ndërsa Gaza, me popullsinë e saj prej dy milionë e gjysmë, po mbytet në gjakun e saj, a do të vazhdojë të heshtë bota islame prej dy miliardë e gjysëm?

O Ummet me detyrën për të dëshmuar njerëzimin! لتكون شهداء للناس (litakūna shuhadāʾa lin-nās)

Çfarë presim më shumë sot për të përmbushur rolin tonë si dëshmitarë? Nëse nuk i përgjigjemi ngjarjeve që po ndodhin në Gaza, betohem solemnisht në Allahun se statusi ynë si dëshmitar dhe identiteti ynë si ummet i virtytshëm do të kthehet në të pakuptimtë.

O ummet dëshmitar! شهداء لله (shuhadā’a lillah) Umeti që dëshmojnë për Allahun!

Qëllimi ynë nuk është të vëzhgojmë shtypjen dhe padrejtësinë, por në fakt të dëshmojmë për të vërtetën dhe drejtësinë për mbarë njerëzimin. Ne nuk u dërguam thjesht për të dëshmuar se besimtarët u dogjën të gjallë në tregimin e banorëve të Hendekut وهم على ما يفعلون بالمؤمنين شهود (ëa hum ʿalā mā jefʿalūna bil-muʾminūna shuhūd), por më tepër për të mbështetur të vërtetën dhe drejtësinë.

O komunitet musliman!

Mbani mend se çdo person mbart përgjegjësi individuale që nuk mund t’u delegohet të tjerëve. Kështu, mbështetja vetëm te qeveritë dhe autoritetet për të marrë mbi supe të gjitha përgjegjësitë dhe kritikat nuk do të çojë në shpëtimin tonë. Të kalosh kohën duke vajtuar për tradhtitë dhe duke dënuar tradhtarët është e kotë dhe nuk përputhet me sjelljen e pritur nga një musliman.

O vëllezër muslimanë!

Le të zgjojmë edhe një herë mendjet tona për të parë të vërtetën, le të rihapim veshët për të dëgjuar thirrjen hyjnore, le të kujtojmë besëlidhjen që kemi bërë me Zotin tonë, le të mprehim shpatat e drejtësisë, le të rizbulojmë lidhjet e vëllazërisë. Ka ardhur koha të rimarrim në dorë dinjitetin tonë të humbur duke qëndruar në solidaritet me të shtypurit dhe duke i rezistuar padrejtësisë.

O Umet i Nderuar!

Është koha të reflektojmë mbi fjalët koptimplota të Profetit që na lidhin si vëllezër e
motra. Muslimani është vëlla me një musliman tjetër; ata nuk i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, nuk i braktisin në mëshirën e zullumqarëve dhe nuk i nënçmojnë. Le t’i përqafojmë këto mësime dhe t’i mishërojmë ato në jetën tonë.

Le t’i drejtohemi lutjes që na është shpallur për të kërkuar mbrojtje nga Zoti ynë:

ربنا افرغ علينا صبرا وثبت اقدامنا وانصرنا على القوم الكافرين اللهم منزل الكتاب ومجري السحاب سريع الحساب اللهم اهزم الاحزاب اللهم اهزمهم وزلزلهم وزلزلهم وانصرنا على القوم الظالمين الا ان احسن الكلام وابلغ النظام كلام الله الملك العزيز العلام كما قال الله تبارك وتعالى في الكلام واذا قرئ القران فاستمعوا له وانصتوا لعلكم ترحمون اعوذ بالله من الشيطان الرجيم بسم الله الرحمن الرحيم ان الدين عند الله الاسلام صدق الله العظيم

“”Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve”! O Allah, Ti që e shpalle librin, i shpërndan retë dhe i pushton ushtritë, i munde grupet kundërshtare, i përul ata dhe na jep fitore ndaj zullumqarëve. Vërtet, ligjërimi më i mirë është ai i Allahut, Sunduesit, Fuqiplotit. Siç thotë Allahu i Bekuar dhe i Lartësuar në Kuran: “Dhe kur të lexohet Kurani, dëgjojeni me vëmendje, që të mëshiroheni.” Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Sigurisht, tek Allahu, feja e vetme e pranueshme është Islami. Allahu flet të vërtetën.”

Prof. Dr. Mehmet Gormez
(16.02.2024)

Exit mobile version