Ensar Huruglica është përforcimi i radhës, të cilin e ka prezantuar skuadra e Dritës.
Huruglica vlerësohet si lojtar me potencial të madh dhe te Drita presin shumë prej tij.
“I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial”, ka shkruar Drita ndër të tjera në njoftim për futbollistin 20 vjeçar.