Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hungaria shpall vendim për dalje nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Hungaria shpall vendim për dalje nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Hungaria ka njoftuar se ka vendosur të dalë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), transmeton Anadolu.

Sipas vendimit të njoftuar nga Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, procesi i tërheqjes nga gjykata e Hagës do të nisë sot. Gulyas tha se vendimi është marrë në përputhje me detyrimet ligjore kushtetuese dhe ndërkombëtare të Hungarisë.

Ky lajm vjen pas mbërritjes në Budapest të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për një vizitë zyrtare katër-ditore. Vizita e Netanyahut në Hungari shënon herën e parë që shkel në tokën evropiane pasi GJNP-ja lëshoi ​​urdhër-arrest ndaj tij nëntorin e vitit të kaluar duke e akuzuar për krime lufte në Gaza.

Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, i bënë thirrje Hungarisë që të arrestojë Netanyahun nëse ai udhëton në vend dhe t’ia dorëzojë GJNP-së.

Nëntorin e vitit 2024, GJNP-ja lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për veprimet ushtarake në Gaza, ku që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 50.400 palestinezë.

Exit mobile version