Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që ndalon të gjitha aktivitetet e LGBT-së në vend për zhvillimin e fëmijëve dhe rendit publik, duke njoftuar se në vend do të njihen vetëm gjinitë mashkullore dhe femërore, transmeton Anadolu.
Parlamenti u mblodh me kërkesë të kryeministrit Viktor Orban për të diskutuar një amendament kushtetues që do të ndalojë protestat dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me organizimet nga individë LGBT.
Në votimin parlamentar 140 deputetë votuan “pro” ndërsa 21 vota “kundër”. Me këtë votim u pranua amendamenti kushtetues që ndalon të gjitha aktivitetet e LGBT-së në vend për zhvillimin e fëmijëve dhe rendit publik.
Parlamenti njoftoi se në vend do të njihen vetëm gjinitë biologjike të meshkujve dhe femrave.
Kryeministri Orban në një postim në llogarinë e tij në rrjetin sociale X tha se e mirëpret vendimin e marrë nga parlamenti. “Amendamenti kushtetues është bërë ligj në Hungari. Ne mbrojmë zhvillimin e fëmijëve. Ne argumentojmë se individët lindin meshkuj ose femra. Mendja e shëndoshë është e rëndësishme në Hungari”, tha ai.
Marshimet e LGBT-së u ndaluan nga parlamenti më 18 mars, pas një votimi nga Orbani.
Ndërkaq, Hungaria ndaloi ndryshimin e gjinisë në vitin 2020, duke ndryshuar kushtetutën e saj për të lejuar vetëm gratë të bëhen nëna dhe burrat të bëhen baballarë.