Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hungaria merr përsipër presidencën e radhës me BE-në

Hungaria merr përsipër presidencën e radhës me BE-në

Hungaria do të marrë përsipër presidencën e radhës me Bashkimit Evropian (BE) për 6 muaj, raporton Anadolu.

Nga sot, Hungaria ka marrë përsipër kryesimin nga Belgjika, e cila e kishte përsipër atë që nga 1 janari 2024. Hungaria presidencën do ta ketë deri më 1 janar 2025.

Hungaria i përcaktoi këto prioritete: “Një politikë bujqësore e BE-së e fokusuar te fermeri, një politikë zgjerimi të qëndrueshme dhe e bazuar në merita, adresimi i sfidave demografike, parandalimi i migrimit të paligjshëm, forcimi i politikës evropiane të mbrojtjes, formësimi i së ardhmes së politikës së integrimit midis vendeve anëtare dhe miratimi i Marrëveshjes së Re Evropiane të Konkurrueshmërisë”.

Slogani i presidencës së Hungarisë është përcaktuar të jetë “Make Europe Great Again” (Ta bëjmë Evropën të madhe sërish), ndërsa sipas tyre, kjo simbolizon “një presidencë proaktive, vendet anëtare të jenë më të forta së bashku dhe Evropa të mund të jetë një lojtar i pavarur global”.

Presidenca e radhës e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, përkoi me periudhën kur zgjedhjet e Parlamentit Evropian të mbajtura më 6-9 qershor po riformësojnë administratën e BE-së. Për këtë arsye, edhe pse nuk do të ketë një proces dinamik legjislativ, pritet të jetë një periudhë në të cilën vizioni politik i Budapestit do të jetë në agjendë.

Qeveria hungareze ka përjetuar tensione me administratën e BE-së me arsyetimin se ka pasur një rënie të parimeve demokratike në vend vitet e fundit.

Pas Hungarisë kryesimin e radhës do ta marrë Polonia më 1 janar 2025.

Exit mobile version