Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, që thekson në çdo rast se Bashkimi Evropian nuk i mban premtimet e tij karshi Turqisë, është shprehur se “disa vende në Evropë kritikojnë Turqinë vetëm e vetëm për të mbuluar dobësitë e tyre”.
Pasi vuri në pah se vendi i tij nuk miraton asnjë projekt të BE-së kundër Turqisë, shefi i diplomacisë së Hungarisë tha se Ankaraja u ka qëndruar besnike të gjitha angazhimeve të saj në lidhje me refugjatët, ndërkohë që Brukseli s’ka mbajtur asnjë premtim.
“Nuk arrijmë ta kuptojmë përse BE-ja flet keq për Turqinë. Tentativa për grusht shteti është një akt terrorist. Kurse unë i dënoj ato vende, të cilat nuk e shohin këtë si terrorizëm. Terrorizmi është terrorizëm dhe kaq, s’mund të bësh dallime të llojit terrorizmi im apo terrorizmi yt”, nënvizoi Szijjarto.
Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.
Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më...