Humbjet nga hakimet e kriptomonedhave arritën 2.2 miliardë dollarë këtë vit

Kompromentimi i çelësave privatë ishte forma më e zakonshme e hakimeve ndërsa pjesa më e madhe e aseteve të vjedhura ishin në platforma të centralizuara.

Fondet e vjedhura nga hakimi i platformave të kriptomonedhave u rritën me 21 përqind këtë vit në 2.2 miliardë dollarë sipas një raporti të kompanisë së analizës së blockchain Chainalysis.

Sasia e hakimeve tejkaloi 1 miliardë dollarë për vitin e katërt me radhës ndërsa numri i incidenteve u rrit në 303 nga 282 në 2023. Vitin e kaluar hakerët kishin vjedhur 1.8 miliardë dollarë.

Shtimi i hakimeve vjen ndërsa Bitcoin u rrit me 140 përqind këtë vit për të tejkaluar nivelin e 100 mijë dollarëve me mbështetjen e investitorëve institucionalë por edhe të presidentit të zgjedhur Amerikan Donald Trump.

Kompromentimi i çelësave privatë ishte forma më e zakonshme e hakimeve ndërsa pjesa më e madhe e aseteve të vjedhura ishin në platforma të centralizuara.

Mes hakimeve më të mëdha janë ajo e bursës Japoneze DMM Bitcoin në Maj dhe humbja e 235 milionë dollarëve nga bursa Indiane WazirX në Korrik.

Hakimet e kriptomonedhave lidhur me Korenë e Veriut u dyfishuan krahasuar me një vit më parë në një nivel rekord prej 1.3 miliardë dollarësh në vitin 2024, tha Chainalysis.

Kriptomonedhat i lejojnë Koresë së Veriut të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare, shpreheshin Kombet e Bashkuara. Vendi në mënyrë rutinore mohon përfshirjen në hakimet kibernetike ose grabitjet e kriptove.