Skuadra e madhe shqiptare, Skënderbeu ka pësuar humbje minimale 2-1 në udhëtim tek Mlada Boleslav.
Korçarët zhvilluan një ndeshje tumirë por në fund fati ia ktheu shpinën dhe pësuan humbje minimale.
Ndeshja filloi mirë për të dyja skuadrat që rrezikonin herë pas here portën e njëra tjetrës.
Por vendasit u treguan të zgjuar në fund të pjesës së parë kur edhe shënuan golin e parë në ndeshje.
Mbrojtësi shqiptar, Gledi Mici largoi keq një top nga zona i cili shkoi deri tek Chramosta i cili shënoi golin për 1-0.
Me epërsinë minimale për vendasit përfundoi pjesa e parë.
Katër minuta para fundit të ndeshjes, dyshja kosovare e Skënderbeut, Donjet Shkodra dhe Liridon Latifi ishin në aksion.
Shkodra asistoi bukur te Latifi i cili me një goditje të fortë barazoi rezultatin në 1-1.
Por vetëm një minutë më vonë, vendasit shënuan golin e fitore 2-1 nëpërmjet Janos.
Pas një jave Skënderbeu do ta presë në Korçë skuadrën çeke me shpresë për ta eliminuar.