Humbin jetën 7 ushtarë turq pas rrëzimit të avionit të zbulimit

Shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë u martirizuan pas rrëzimit të avionit të zbulimit në një mal në provincën lindore Van të Turqisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet tona na njoftuan se kemi humbur shtatë heronjë. Dy prej tyre janë pilotë”, tha Soylu.

Avioni u rrëzua në një lartësi prej 2.200 metra në malin Artos, shtoi Soylu.