Një operacion i përbashkët shqiptaro-grek po zhvillohet për të shpëtuar një çift zviceran që kishin lundruar pasditen e djeshme në një varkë të vogël në ujrat tona në afërsi të Borshit dhe u deklaruan të humbur në orët e mbrëmjes.
Ministria e Mbrojtjes informon se sot nē mëngjes është gjetur burri Peter Kaser dhe ndodhet në spitalin e Korfuzit për shkak të gjëndjes së rëndë shendetesore.
Ndërsa vijojnë kërkimet për Vera Kaser
Anijet e forces detare dhe nje helikopter i forces ajrore po marrin pjese ne operacionin e kerkim shpetimit. Humbet çifti zvicerian në ujërat shqiptare, operacion shqiptaro-grek për t’i gjetur