Humb jetën edhe një gazetar në su’lmet iz’raelite në Ga’za

Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite.

Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 177.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të “kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëllim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer”.