Humb jetën 1 refugjat nga ndërhyrja e policisë greke

Prefektura e Edirnesë, njoftoi se ka humbur jetën një refugjat dhe 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së policisë dhe njësive kufitare të Greqisë duke përdorur gaz lotsjellës, gaz tymues, bomba zhurmuese, plumba gome dhe të vërtetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga prefektura, një delegacion i përbërë nga 8 deputetë i kryesuar nga deputeti i qytetit Bursa, Hakan Çavuşoğlu, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë kanë zhvilluar sot një vizitë në qytet.

“Policia dhe njësitë kufitare të Greqisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotjsjellës, gaz tymues, bomba zhurmuese, plumba gome dhe plumba të vërtetë ndaj refugjatëve që ndodhen në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare greke Kastanies dhe pikës kufitare turke Pazarkule. Si pasojë e hapjes së zjarrit, janë plagosur pas goditjes me plumba të vërtetë 3 refugjatë në këmbë, një refugjat në zonën e legenit, njëri në kokë dhe një tjetër në gjoks. Personi mashkull ende i paidentifikuar që u plagos në gjoks pas ndërhyrjes së parë në vendin e ngjarjes është dërguar me ambulancë në spitalin universitar Trakya dhe ku më pas ai ka humbur jetën pavarsisht ndërhyrjeve të bëra këtu”, thuhet në deklaratën e prefekturës së Edirnesë.

Ndër të tjera në deklaratën ku theksohet se në ngjarjet e përjetuara kanë qenë të pranishëm dëshmitarë edhe anëtarët e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë, thuhet se “Ndërhyrjet nga forcat greke të sigurisë duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës me afat skadence të përfunduar në vitin 1978, së fundmi ka arritur në përmasa injoruese për të drejtën e refugjatëve për jetesë dhe ka marrë formën e hapjes së zjarrit pa dallim objektivi me plumba të vërtetë. Lidhur me ngjarjen e vdekjes dhe plagosjeve prokuroria e Edrinesë ka nisur një hetim”.