Humb betejën me koronavirusin një 34 vjeçar, ishte zyrtari në Komunën e Shtimes

Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, pohoi se Tafa ishte i prekur me Covid-19.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë.

Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, tha Ismajli.

Në emër të Komunës së Shtimes, Simajli i ka shprehur ngushëllime familjes Ismajli.