Masakrat e kryera ndaj muslimanëve nga ushtria budiste e Mianmarit ka bërë që e gjithë bota të tronditet nga skena tmerri ndaj civilëve – grave dhe fëmijëve.
I vetmi Bangladeshi është vendi i cili i ka ofruar strehim këtyre njerëzve të persekutuar, por vendi nuk ka kapacitetet për ti strehuar pothuajse 1 milion banorët e provincës Rakhine.
Banorët e Bangladeshit kanë dalur në kufi për ti pritur refugjatët të cilët kanë kryer një rrugë të gjatë, pa ngrënë e pa pirë.
Ata janë njerëz me të ardhura të pakta – taksist dhe pronar dyqanesh të vogla. Por zemrat e tyre kanë të gjera. Ata kanë mbushur thasët me ushqime për t’ua dhuruar refugjatëve, në mënyrë krejt vullnetare.
Prandaj, humanizmi nuk e ka selinë as në Nju Jork e as në Gjenevë, e as në Bruksel. Ai e ka vendin diku thellë në zemrat tona, dhe ne nuk do të ngurojmë ta shfaqim te ju, sa herë që dikush ta shfaqë, kudo! /MESAZHI/