Mustafa Alajmoviç është një minator nga Breza, të cilin fati e ka nxjerrë nga minierat në rrugët e qyteteve të Bosnje, ku me shitjen e prodhimeve vendore ai bën një luftë jetësore për të siguruar mbijetesën e familjes së tij pesë-anëtarëshe dhe merr pjesë rregullisht në aksione humanitare. Sot ai qëndroi në Mostar, ku edhe zgjoi kërshërinë dhe fisnikërinë e qytetarëve.
Me shitjen e lëngjeve dhe reçeleve lokale në Urën e Mostarit, minatori ka treguar se çfarë do të thotë lufta e vërtetë për mbijetesën e familjes dhe fisnikëria e pakufijshme kur është fjala për njerëzit të cilët, si edhe vetë ai, janë në nevojë.
Ai, nëpërmjet shitjes së produkteve shtëpiake, siguron mjete për ushqimin e tre fëmijëve dhe trajtimin e gruas së tij të sëmurë, por gjithashtu merr pjesë në aksione tjera humanitare.
“Nga çdo produkt i shitur, ndaj nga 1 KM (valutë në BH) për qëllime humanitare, si dhe u jap gratis produkte të mia personave në nevojë”, tha Alajmoviç, duke deklaruar se parimi i punës së tij është: “Kush nuk ka mundësi, le ta marrë, hallall e ka”.
Në Mostar, thotë ai, nuk është për herë të parë dhe sipas përvojave nga e kaluara dhe e tashmja, beson se ky qytet ka njerëz jashtëzakonisht fisnikë që bashkëndiejnë nevojat e të tjerëve dhe u ndihmojnë tjerëve me ëndje.
“Kjo është vizita ime e tretë në Mostar dhe jam shumë i kënaqur me shitjet dhe vizitën e njerëzve të cilët shfaqin një ngrohtësi të veçantë.
Në të vërtetë, ardhjen time e paralajmërojnë njerëzit që më njohin dhe i njohin produktet e mia dhe jam shumë i lumtur për këtë”, pranoi Alajmoviq i cili flet hapur për nevojën që e shtyri atë që të dalë jashtë minierës në rrugët e qyteteve të Bosnjës.
“Tre vjet më parë, gruaja e Zehra u sëmur, kështu që m’u desh të marr përsipër kujdesin për të dhe tre fëmijët tanë”,thotë Alajmovic.
Ndërsa punonte në minierë, ai nuk mund të kujdesej për familjen; prandaj, falë mirëkuptimit nga ana e kolëgëve dhe punëdhënësve, thotë ai, mori pushim mjekësor për t’u kujdesur për familje.
Por, nga paga e minatorit me gjithë pushimet mjekësore, ai nuk mund të përmbushte as nevojat themelore për tre fëmijet e tij, e as të sigurojë mjetet e nevojshme për trajtimin e gruas së tij të sëmurë.
Prandaj, në kërkim të një rrugëdaljeje nga situata në dukje të parë e pashpresë, ai filloi të vizitojë qytetet anembanë vendit për të shitur prodhimet vendase, punë kjo të cilën e kishte bërë edhe më parë me gruan e tij.
“Këtë e kemi përgatitur personalisht unë me gruan time. Tani ajo është shumë e sëmurë, kështu që përpiqem ta mbaj punën time dhe të shes sa më shumë produkte shtëpiake në mënyrë që të mbledh sa më shumë të ardhura për mjekimin e saj”, thotë Alajmoviç.
Në punë, siç thekson ai, ka mirëkuptim nga ana e kolegëve dhe punëdhënësve, ashtu që aksionet i ndërmerr gjatë kohës sa nuk është në minierë, gjatë kohës së pushimeve vjetore, ditëve të lira dhe pa pagesë.
Gjatë jetës së tij, ai u takua me shumë njerëz në situata të vështira, të cilat, siç thotë ai, i kanë mundësuar atij, që edhe ai të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur të tjerët në nevojë.
“Unë shkoj nga një qytet në tjetrin dhe zakonisht banoj në Breza, dhe kam tezgën time në Sarajevë në tregun për automjete.
Shitja shkon herë mirë herë dobët, varësisht nga moti dhe mundësitë financiare të qytetarëve”, thotë Alajmoviç, i cili shpesh u jep falas produktet e tij atyre që janë në nevojë.
Përndryshe, ai punon nën sloganin “Kush nuk ka mundësi, le t’a merr – hallall e ka”, kështu që sot, në Mostar, përveç shitjeve të mira, ai gjithashtu kishte rastin që t’u dhurojë produktet e tij njerëzve të cilët nuk kishin mundësi të blinin produktet, siç thotë, me gjithë zemrën.
Përveç Mostarit, produktet e saj shiten nëpër vende tjera të Bosnje, kështu që atë mund takoni edhe në rrugët e Sarajevës, Cazin, Kalesija, dhe, siç thotë ai, parimi i tregëtië së së tij gjithmonë do të mbetet: “Kush nuk ka mundësi, le t’a marrë, hallall e ka”./Mesazhi/