Hulusi Akar: Turqia do të kapërcejë çdo barrierë teknologjike në industrinë e mbrojtjes

Hulusi Akar

I shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes – Muhsin Dere, shefi i Shtabit të Përgjithshëm – gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandantët e forcave, Hulusi Akar vizitoi Fabrikën e Municioneve të Korporatës së Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKE) në provincën Kirikkale.

Pasi mori informacione mbi aktivitetet e MKE-së, ministri Akar dhe delegacioni shoqërues realizoi një takim edhe me punëtorët e fabrikës.

Gjatë fjalës së rastit, Akar theksoi se sfera e ndikimit dhe interesit të Turqisë është zgjeruar dhe kjo situatë ka shtuar përgjegjësitë e Forcave të Armatosura.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë të nderuar, Turqia tani është bërë subjekt në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Sipas tij, industria vendase dhe kombëtare e mbrojtjes është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje.

“Dikur e huaj ishte madje edhe patenta e pushkës sonë të këmbësorisë. Ndërsa tani ne po prodhojmë dhe eksportojmë armët tona të vogla e të lehta, po bëjmë anijet tona, obusët e tipit «Furtuna», helikopterë, mjete ajrore të telekomanduara dhe dronë luftarakë”, potencoi ministri.

Ai shtoi se suksesi i ushtrisë turke do të rritet edhe më shumë me armë, pajisje e sisteme të teknologjisë së lartë.

“Ne po i ndjekim zhvillimet në industrinë tonë të mbrojtjes me shumë entuziazëm dhe krenari. Roli i MKE-së në industrinë e mbrojtjes është shumë i rëndësishëm dhe i madh. Ne lumturohemi pa masë kur shohim që MKE-ja e ka ngritur emrin e saj lart në vende shumë më prestigjioze dhe më të spikatura si në vendin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, vlerësoi Akar.

Duke risjellë në kujtesë problemet me të cilat vendi përballej në të kaluarën në fushën e industrisë së mbrojtjes, ministri vuri në pah se shkalla e prodhimit kombëtar dhe vendas në këtë sektor ka arritur në në gati 80%.

“Vallë do të mjaftohemi me kaq? Jo, kjo nuk mjafton! Rruga do të jetë shumë më e vështirë këtej e turke. Por ne do të kapërcejmë çdo barrierë teknologjike përballë Turqisë duke punuar akoma më tepër si një trup i vetëm, me mish e shpirt”, përfundoi ai. /trt