Hulumtuesit zbulojnë një problem kritik sigurie në iPhone dhe iPad

Apple iMessage është një prej aplikacioneve më të sigurta në botë të komunikimit.

Apple ka lëshuar një përditësim softueri për të bllokuar një spyware “zero click” dhe që mund të infektonte iPhone dhe iPad.

Hulumtues të pavarur zbuluan problemin e sigurisë me të cilin hakerët mund të aksesonin pajisjet Apple përmes Imessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë një link apo çfarëdo përmbajtje.

Problemi prek të gjitha sistemet operativ të gjigantit të teknologjisë.

Ekspertët e sigurisë thanë edhe pse zbulimi është i një rëndësie të veçantë, probleme të tilla sigurie përdoren në sulme tejet të sofistikuara ndaj objektivave të veçantë.

Tashmë Apple ka dërguar iOS 14.8 dhe iPadOS 14.8 për ta adresuar. Lajmi vjen në një kohë kur gjiganti i teknologjisë po përgatitet për lançimin e modeleve të reja iPhone ditën e Marte.

Kompania do të zbulojë modele të reja iPhone dhe përditësime të AirPods dhe Apple Watch.

Apple iMessage është një prej aplikacioneve më të sigurta në botë të komunikimit. /PCWorld Albanian