Ballina Arritje Shkencë Hulumtimi: Mjekët e lodhur veprojnë sikur të dehurit, rrezikojnë pacientët

Hulumtimi: Mjekët e lodhur veprojnë sikur të dehurit, rrezikojnë pacientët

Mjekët e lodhur veprojnë të njëjtën mënyrë sikurse ata të ishin të dehur gjë që po rrezikon jetën e pacientëve, thotë një paralajmërim i ri.

Ata që punojnë mbi 12 orë kanë të njëjtin përqendrim dhe gjykim si dikush që është i zhgënjyer e më pas dëfrehet me pije alkoolike, thotë hulumtimi në Salisbury, njofton Klan Kosova.

Dr Satish Jayagopal, një kirurg nga Salisbury, tha se profesionistët shëndetësorë që punojnë këto ndërrime kanë më shumë se një të katërtën (27 për qind) gjasa që të bëjnë një gabim sesa ata që punojnë tetë orë.

Në mënyrë të ngjashme, një studim mbi infermieret zbuloi se gabimet u trefishuan kur ndërrime rriteshin nga tetë deri në 12 orë, sipas një mocioni të paraqitur në konferencën e Shoqatës Mjekësore Britanike.

Ai tha se hulumtimi kishte gjetur se ata që kryenin punë në kushte të tilla nuk kishin idenë se aftësitë e tyre ishin të dëmtuara dhe jo efektive për të kontrolluar një pacient, njofton Klan Kosova

Exit mobile version