Ndërsa mbi gjysma e opinionit turk thotë se janë të lumtur, gratë u deklaruan më të lumtura me një normë prej rreth 10 për qind më të lartë se burrat, sipas statistikave zyrtare të publikuara në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve të hulumtimit të Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) për lumturinë e jetës të publikuar të premten, 57 për qind e grave e shohin veten të lumtur, përkundrejt 47,6 për qind të burrave.
Rreth 55,6 për qind e personave të martuar dhe 45,1 për qind të personave të pamartuar janë deklaruar të lumtur, sipas hulumtimit.
Ndërsa 60,2 për qind e grave të martuara dhe 50,6 për qind e burrave të martuar u deklaruan se ishin të lumtur, nga ana tjetër, 49,1 për qind e grave të pamartuara dhe 41,3 për qind e burrave të pamartuar thanë se ishin të lumtur, sipas të dhënave.
Që nga viti 2019, parlamenti i Turqisë përbëhet nga 17,3 për qind ligjvënëse femra, me një ngritje të lartë nga 9,1 për qind sa ishin në vitin 2007, tha TurkStat.