Nuk është i vogël numri i njerëzve që kanë probleme me rënin e flokëve, andaj edhe këshillat në këtë fushë duken të mirëseardhura.
Nganjëherë gjëja më e mirë që mund të bëheni është të largoheni nga shamponët, dhe të shikoni diçka të shëndetshme që e keni në shtëpi- hudhrën.
Hudhra mund të përdoret si ilaç për shumë sëmundje, mirëpo në rastin tonë shton qarkullimin e gjakut si dhe ndikon në rritjen e flokëve.
Ju këshillojmë si të veproni:
Merrni një thelb të hudhrës dhe shtypeni ose grijeni atë.
Merreni lëngun e hudhrës dhe vendoseni atë në zonat kritike ku keni rënie të flokëve apo në gjithë kokën. Lëreni lëngun të qëndrojë kështu për rreth një orë përpara se të lani flokët tuaj me shampon.
Përdoreni këtë lëng jo më shumë se dy herë në javë.