Zёvendёs ndihmёs sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee të dielën do të arrijë në vizitë dyditore në Maqedoni ku do të takohet me liderët e partive politike në vend, konfirmuan për Anadolu Agency (AA), nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.
Paraprakisht është paralajmëruar se Yee në Maqedoni do të realizojë takime me liderët politik me të cilët do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit.
Departamenti amerikan i Shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formimin e qeverisë sa më shpejtë me qëllim vendi të vazhdojë me reformat në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Edhe pse fillimisht nga të dy palët u tha se nuk do të ketë takim, megjithatë është paralajmëruar se do të ketë takim Yee-Ivanov.
“Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, konfirmuan për AA nga kabineti i tij.
Siç kumtuan nga kabineti i presidentit Ivanov dje paraprakisht obligimet e planifikuara nga axhenda e kreut të shtetit janë anuluar, për shkak të situatës së krijuar në vend.
Meqë presidenti Ivanov tani është në Shkup, u krijua mundësia që të realizohet takimi ndërmjet tij dhe Hoyt Yee.