Hoyt Yee telefonon Mustafën, të hënën demarkacioni shkon në Kuvend

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, gjatë ditës së sotme thirri në telefon kryeministrin Isa Mustafa, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Mustafa e informoi atë për proceset aktuale në vend dhe për avancimin e çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit. Gjatë bisedës u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë Demarkacioni në Kuvend Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.

Mustafa dhe Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet për këtë të hënën.

“Yee e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.