Hoxhë Husamedin Abazi kundër doracakëve “sek’su’al”: Populli im, nuk bashkohet në humbje!

Pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, kanë vijuar reagime të njëpasnjëshme të parandalimit të këtyre dorakacëve. Në shumë komuna të Republikës së Kosovës është bërë thirrje për parandalimin e shpërndarjeve të doracakëve në fjalë, ndërsa mbi këtë dukuri kanë reaguar edhe personalitete të sferës politike, siç mund të ceken: reagimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarit të Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku etj.

Në vazhdën e këtyre reagimeve dhe thirrjeve për parandalimin e doracakut për edukim sek’sual, ka reaguar ashpër edhe imami i xhamisë “4 Llullat” në Prishtinë, hoxhë Husamedin Abazi, i cili ka theksuar se populli që ka vlera nuk do të lejon askend të bën pazare në dëm të tyre, për asnjë çmim.

Reagimi i plotë i hoxhë Husamedin Abazit:

“Vendimi që po marrin Komunat gjithandej Republikës për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat tona, është një gjëmë që po del nga gjoksi i popullit, i cili po i tregon gjithë atyre që e nënvlerësojnë identitetin e tij, se ky Popull Fisnik ka Vlera me të cilat mburret dhe nuk e lejon askend të bëjë pazare në dëm të tyre, me asnjë çmim!”, ka shkruar hoxhë Husamedin Abazi.

/shenja