Hoxhë Halil Kastrati gëzon zemrat e skamnorëve, paralajmëron edhe 21 shtëpi

Larg politikës dhe aty ku flitet për padrejtësinë e luftës, por gjithmonë afër atyre që kanë nevojë të jetojnë një jetë më të dinjitetshme, qëndron humanisti Halil Kastrati.

Ai tashmë është emër i njohur në gjithë trevat shqiptare, ndërsa zemra e tij e madhe është bërë shembull për të tjerët.

Kastrati, sot ka dhënë një lajm të mirë, si gjithmonë. Përmes rrjetit social Facebook, humanisti ka treguar se tashmë 21 shtëpi janë ndëruar, madje në të njëjtit vend.

“21 shtepi te reja ne nje vende

Thuajse te gjitha gati per tu dhuruar

Diteve ne vazhdim do te fillon rregullimi i ambientit, perzgjedhja e familjeve dhe dhurimi i shtepive

Bamires Zoti ju ruajt e ju shperblefte”, shkruan ai.