Hoxhaj: Kam bërë kërkesë zyrtare për të udhëtuar në Francë për rastin Haradinaj

Foto Arkiv

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, gjatë një konference për medie ka deklaruar se ka bërë kërkesë zyrtare për të udhëtuar në Francë, që ta takoj homologun e tij francez për të biseduar në lidhje me lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton “zeri.info”.

“Unë kam bërë kërkrsë zyrtare që të udhëtoj për në Francë për ta takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës në mënyrë që ti bisedoj më të për ndjeshëmerine e rastit dhe se për rëndësishme e asaj që z. Haradinaj të kthehet në Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se ditën kur është ndalur Haradinaj ai ka komunikuar disa herë më të, me ç’rast ka krijuar një ekip punës për të marre informacione në lidhje me këtë rast.

“Të mërkurën unë jam informuar në orën 15:00 pas dite që z. Haradinaj është ndaluar, që atë ditë kam komunikuar disa herë me z. Haradinaj në telefon, mandej kam formuar një ekip punues ku kemi marrë me informacione nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës dhe nga ambasada jonë në Francë në lidhje me ndalimin e z. Haradinaj”, ka deklaruar Hoxhaj.

Tutje ministri Hoxha ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme së bashku me Ministrinë e Drejtësisë e kane bërë një kërkesë të dytë për lirimin e Haradinajt duke dëshmuar se Serbia nuk ka juridiksion ndaj Kosovës dhe fletëarrestimet e tilla janë të pavlefshme.

Ai ka thënë se mos lejimi i vizitës së presidentit serb në Kosovë nga autoritet kosovare tregon për veprimet reciproke që i ka marr Kosova ndaj zyrtarëve të shtetit serb.

Hoxhaj ka thënë se këto veprime nga ana e shtetit serb nuk janë në frymën e dialogut dhe dialogun duhet ta rilexojmë dhe ta ridefinojmë.