Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, në Qeverinë “Thaçi 2”, Bujar Bukoshin, këshilltar të lartë.
Këtë e ka konfirmuar ministri Hoxhaj për lajmi.net. “Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë ai në një përgjigjeje me anë të një mesazhi telefonik.
Bukoshi ka qenë edhe kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil gjatë viteve të 90-ta.