Më 3 maj, për herë të parë një shqiptar nga Kosova mbajti fjalim në senatin e New Yorkut. Është ky hoxhë Tahir Kukaj nga Drenasi që jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, si erdhi deri të ky fjalim, për Tëvë1, ka rrëfyer vet imami.
Ai në fillim të fjalimit tregoi se 50 vjet më parë nuk e kishte imagjinuar se do të mbante një fjalim të tillë
“Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Unë si hoxhë, djali i një fermeri shqiptar që jetoi në një vend shumë larg nga këtu, në ish-jogusllavi, para 50 vjetëve nuk kisha gjë tjetër më shumë sesa shpresën dhe lutjet e të atit. Tani Zoti ma mundësoi të jem këtu, në vendin me të nderuar në shtetin e NewYorkut, t’i bëj lutjet me të sinqerta tek Zoti dhe ta shprehi mirënjohjen senatorët”, u shpreh ai.
Prapaskenat si erdhi deri tek mbajtja e këtij fjalimi në senatin e New York-ut, për Tëvë1 i ka treguar vet imami Tahir Kukaj.
“Ftesa erdhi nga senator, Jessica Spenton, është senator e New Yorkut, në vendin ku jetoj quhet Staten Island, pjesë e NYC. Ishte e caktuar para 1 muaj dite, vinte në kohën kur përfundonte aprovimi i buxhetit, apo aspekti financiar të shtetit të NewYorkut”, shprehet ai.
Hoxha shqiptar, thotë se gjatë fjalimit para senatorëve, iu kujtuan edhe lutjet e babait, tashmë të ndjerë.
“ Vi nga një familje me traditë shqiptar dhe fetare, një prind që kishte dëshirë dhe shpresë që djali I tij të jetë imam i suksesshëm, dhe lutja e tij ishte përherë kjo. Thashë që brenda 50 viteve dëshira prindit tim, Mustafës, që djali i tij të jetë imam i suksesshëm kurorëzohet me fjalimin tim në senatin e New Yorkut”
Imami nga Kosova, thotë se u takua edhe me vet presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden.
“Unë jam edhe kapelan i Policisë së NY, jam taku me Bidenin, ishte një përshëndetje e shkurtë, jo ndonjë bisede e gjatë”, tregon Kukaj.
Në fund të vitit 2022, Tahir Kukaj nga organizata kryesore mediatike në New York “City & State” u listua si i 94-i në mesin e prijësve fetarë me ndikimin më të madh në New York.
Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu.