“Prej sot, shtetasit tanë dhe ata të huaj, përveç se në HYRJE, e detyrueshme edhe në DALJE nga territori i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në pikat kufitare të dorëzojnë një nga këto dokumente:
-Certifikatë për vaksinim, me dy doza vaksine kundër sëmundjes infektive KOVID-19;
– Vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit;
– Rezultat negativ nga testi PCR i bërë 72 orë para daljes nga shteti; ose
– Test negativ të shpejtë për trupat antigjen të bërë 48 orë para largimit nga shteti”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, sipas tij nëse nuk dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm në HYRJE të vendit, udhëtarët shkojnë në karantinë të detyrueshme shtëpiake në periudhë prej 7 ditësh.
“Kohëzgjatja e karantinës mund të shkurtohet në 5 ditë nëse gjatë asaj periudhe dorëzohet test negativ PCR. Shpenzimet e izolimit shtetasit e huaj do t’i mbulojnë vetë”, tha Hoxha.
Nga Qeveria theksojnë se masat e reja plotësuese nuk vlejnë për vozitësit e mjeteve transportuese të mallrave, shtetas të vendit tonë, si dhe për drejtuesit e mjeteve transportuese të mallrave, shtetas të huaj që kalojnë transit nëpër territorin e RMV-së. /alsat