Ballina Lajmet Kosovë Hoxha: Arrestimi i Haradinajt, shkelje e të drejtave të njeriut

Hoxha: Arrestimi i Haradinajt, shkelje e të drejtave të njeriut

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka deklaruar se ndalimi i dytë i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Hoxha tha se fletarresti i lëshuar nga Serbia për arrestimin e Haradinjt gjithashtu është edhe shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Ajo tha se Ministria e Drejtësisë i ka ofruar prova shtetin francez që ndalimi i Haradinajt është kryekëput politik dhe pa bazë juridike.

Hoxha ka njoftuar për veprimet e institucioneve të Kosovës për këtë çështje, duke thënë se i kanë nisur letrën e tretë autoriteteve në Francë, përmes të cilës kërkohet lirimi i liderit të AAK-së.

Exit mobile version