Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Hovenieri tha se SHBA-të janë kontribuues i rëndësishëm në misionin e NATO-së në Kosovë dhe sipas tij mbeten të përkushtuara ndaj tij, duke siguruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke promovuar stabilitet në rajon.
Mandati i Hovenierit përfundon së shpejti, teksa ka paralajmëruar se pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë, ai do të pensionohet.