Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka vlerësuar të rëndësishme bisedat që kanë zhvilluar me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, bashkë me Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.
Hovenier në një postim në X ka thënë kanë diskutuar për partneritetin mes dy vendëve, dhe që të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë te kenë siguri dhe kushte të mira.
“Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, ka shkruar Hovenier.
Takimi i Kurtit me O’Brien i zhvilluar të hënën zgjati më mbi dy orë e gjysëmë, ku sipas Qeverisë së Kosovës u diskutua për raportet dhe bashkëpunimin bilateral.
Poashtu në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.