Hovenier ka shkruar se mezi presin të takohen me zyrtarë të Kosovës, për t’ia ritheksuar përkushtimin e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës.
“I kënaqur të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien në vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të përfshihemi në biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.
O’Brien aktualisht po zhvillon takim në Qeveri me kryeministrin Albin Kurti.