Ballina Lajmet Kosovë Hovenier, qeverisë për hapjen e urës: Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë...

Hovenier, qeverisë për hapjen e urës: Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani – punoni me ne

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika beson fuqishëm se nuk është koha për ta rihapur Urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Hovenier tha se beson se ura përfundimisht do të duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe kjo gjë, siç tha ai, ishte pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Është arritur një marrëveshje, por ne i kemi kërkuar Qeverisë që të mos vazhdojë me këtë çështje, tash për tash, dhe këtë nuk e kanë bërë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kolegët e mi të QUINT-it kanë qenë me mua në një takim me kryeministrin (e Kosovës, Albin Kurti) për këtë çështje”.

“Arsyeja pse e kërkojmë këtë është se besojmë se ka rrezik të njëmendtë që lidhet me një veprim të tillë tani, si dhe besojmë se ky rrezik shton kërcënimin e mundshëm për dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë, të cilët po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë. Dhe, ne i marrim shumë seriozisht veprimet që mund të ndikojnë në sigurinë e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha Hovenier për Radio Evropa e Lirë.

Më tej, Hovenier tha se kërkesa e ShBA-së, drejtuar Qeverisë së Kosovës është që të mos e ndërmarrin këtë veprim tani dhe të punojnë me ta.

Order Management Systems from Luxembourg May Cost Less Than You Think
Order Management Systems – Search Ads
by Taboola
“Pra, kërkesa jonë drejtuar Qeverisë – dhe e kemi bërë këtë bisedë qe disa muaj – është: ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani. Punoni me ne. Duam të ndihmojmë për të krijuar kushte ku diç e tillë mund të bëhet, por nuk besojmë se është koha tani”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se kanë vlerësim se mund të ketë dhunë dhe që sipas tij, kjo gjë është reale, teksa shtoi se ShBA-të nuk janë të interesuar që në këtë çast “ushtarët amerikanë të përballen me rrezik shtesë për këtë çështje”.

“Nuk mund të flas se kush mund të shkaktojë dhunë. Vetëm e di se kemi vlerësim që mund të ketë dhunë dhe që është reale dhe pyetja se kush mund të jetë përgjegjës për të, që është pyetje shumë e arsyeshme, nuk e mohon faktin se mund të ketë dhunë dhe rrezik të njëmendtë për komunitetin lokal dhe për ushtarët e NATO-s”, tha ai.

Exit mobile version