Grupi jemenit Houthi ka lëshuar një deklaratë duke dënuar Izraelin për “rikthimin e agresionit ndaj Rripit të Gazës”.
“Populli palestinez nuk do të lihet vetëm në këtë betejë, dhe Jemeni do të vazhdojë mbështetjen dhe ndihmën e tij, duke eskaluar hapat e përballjes,” tha Këshilli i Lartë Politik i grupit.
Houthit janë përballur me një valë sulmesh nga SHBA-të në ditët e fundit pas kërcënimit për rinisjen e sulmeve ndaj anijeve të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.