Hoti tregon se kur do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se duke e parë që javët e fundit është përkeqësua situata me koronavirus në vend, ai ka thënë se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, raporton  lajmi.net.

Hoti ka deklaruar se çdo të tretën ditë Komiteti për Menaxhimin me COVID-19 mblidhet dhe nëse edhe pas tre ditësh nuk ka përmirësim të situatës, atëherë i i bie që të mërkurën do të mësohet nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo.

“Çdo të tretën ditë po e mbledhim komitetin për të vlerësuar gjendjen, duke qenë se javët e fundi është përkeqësuar gjendja. Besojmë që në takimin tjetër do të jemi këtu para jush për të treguar nëse duhet të shkohet në gjendje të jashtëzakonshme”, deklaroi Hoti.

Theksojmë se Hoti gjatë kësaj konference bëri të ditur se janë duke u shqyrtuar hapat kushtetues për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me koronavirus.